Sport

Tovërlani komenton mos ftesën e Dakut nga Challandesi

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 17 March 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, gjatë ditës së mërkurë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesë e listës përzgjedhëse nuk ishte sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili pritej të ftohej në këtë grumbullim, pasi ka realizuar 25 gola deri me tani në këtë sezon në Superligë.

Në lidhje me këtë Gazeta inFokus ka folur me trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani.

-Advertisement-

Tekniku prishtinas ka thënë se personalisht mendon se Daku duhet të ishte ftuar.

“E kam thënë edhe në të kaluarën që selektori paguhet për këtë punë dhe ai e ka përgjegjësin. Personalisht mendoj që Daku është dashtë të ftohet nëse për asgjë tjetër, po për motivimin e lojtarëve të ligës tonë. Realisht në sulm ka konkurrencë të fortë, sepse kemi lojtar në liga të forta në repartin sulmues. Kishte me qenë mirë me kanë i ftuar edhe nëse nuk luan, sepse edhe ashtu nuk do të luajnë të gjithë”, është shprehur Tovërlani.

Kosova ka para vetës tri ndeshje, një miqësore ndaj Lituanisë dhe dy takime të tjera ndaj Suedisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera