Sport

Tottenham shënon fitore të rëndësishme ndaj West Ham, merr pozitën e katërt

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 19 February 2023

Tottenham ka arritur fitore të rëndësishme sonte kundër West Ham në derbin londinez për të rrëmbyer vendin e katër në Premier Ligë. Emerson Royal (56’) dhe Min-Son (72’) shënuan për Tottenham. Kjo fitore e dërgon në vendin e katër Tottenham me 42 pikë, një më shumë së Newcastle United që zbret në vendin e pestë

Tottenham ka arritur një fitore tepër të madhe sonte kundër West Ham duke fituar pastër me rezultat 2-0.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 1 parë dhe erdhi nga skuadra mysafire ku Jarrod Bowen.

-Advertisement-

Në minutën e 12-të edhe pse kishte një prekje me dorë të pastër por që gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi kështu dhe nuk akordoi penallti për skuadrën e Tottenham.

Në fund të pjesës së parë Tottenham pati dy mundësi të mira për të shënuar me Richarlison dhe Lenglet por që ishte Fabianski që bëri dy pritje të mira.

Tottenham e nisi shumë më mirë pjesën e dytë duke shënuar gol në minutën e 56-të me anë të Emerson Royal, derisa Ben Davies bëri një pasim të mirë.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 72-të te ndeshjes kur Harry Kane bëri një pasim të mirë për Min-Son që shënoi golin e dytë në ndeshje.

West Ham tentoi që ta ngushtoi epërsinë me Mohamed Said Benrahma  nga gjuajtja e lirë e ku goditja e tij ishte shumë afër për të përfunduar në gol.

Tottenham në ndeshjen e radhës do të luajë kundër Chelsea, në një derbi tjetër londinez, ndërkaq West Ham luan me Nottinham Forest.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy