Rozë

“Top Gun” rikthehet në ekran

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 24 May 2017

Aktori Tom Cruise e ndien ende nevojën për shpejtësi, e shumë shpejt do të rikthehet në ekranin e madh me një prej sukseseve të hershme të tij, “Top Gun”.

Gjatë një interviste për programin televiziv australian “Sunrise”, Cruise, i cili po promovon filmin e ri “Mumja”, tha se seria e dytë e filmit aksion të vitit 1986 ishte diçka reale.

Aktori konfirmoi se xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm. Në filmin “Top Gun”, Cruise interpreton Maverick, një prej studentëve më të mirë në një kamp amerikan trajnimi për pilotë ushtarakë dhe përfshihet në një rivalitet të hidhur me kolegun e tij, të interpretuar nga Val Kilmer.

-Advertisement-

Prodhimi i “Paramount Pictures” lançoi karrierën e aktorit si një yll global i filmave aksion dhe arkëtoi plot 350 milionë dollarë në të gjithë botën. Përfaqësues të “Paramount” refuzuan të komentonin për “Reuters” nëse studioja është përfshirë në realizimin e serisë së re.

Producenti i “Top Gun”, Jerry Bruckheimer postoi një foto me Cruise javën e kaluar, me rastin e 31-vjetorit të publikimit të “Top Gun”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera