Lajme

Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 April 2022

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi togeri Diar Statovci ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai diplomoi në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të botës, njofton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke i uruar sukses në karrierën ushtarake.

-Advertisement-

“Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona”.

“Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake. Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj”, ka shkruar Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera