Lajme

Tillerson: Jemi të gatshëm për bisedime me Korenë Veriore

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 15 August 2017

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar sot se vendi i tij edhe më tej është i gatshëm për të negociuar me Korenë Veriore.

Ai, pasi që lideri veri-korean Kim Jong-un shtyri vendimin për shkrepjen e raketave drejt territorit amerikan Guam, ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime.

Tillerson ka thënë se i mbetet liderit veri-korean të caktojë se kur bisedimet do të fillojnë.

-Advertisement-

I pyetur për vendimin e Kim Jong-un që të heqë dorë nga shkrepja e raketave, sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk ka përgjigje për vendimin e liderit veri-korean.

“Edhe më tej jemi të interesuar për mënyrën që të vijmë deri te dialogu, por kjo i takon atij”, ka thënë Tillerson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera