Lajme

“Ti mund të shpëtosh jetë!” Olive bënë thirrje që të dhurohet gjak

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 12 October 2021

Olive Medical & Laboratory ka bërë ftesë publike të gjithë qytetarëve që të dhurojnë gjak.

Një gjë e tillë mund të bëhet në hapësirat e këtij laboratori në Prishtinë.

“Ti mund të shpëtosh jetë! Pacientët me kancer shpesh kanë nevojë për transfuzione gjaku gjatë trajtimit të tyre, prandaj Olive Medical & Laboratory ju bënë ftesë publike për dhurimin e gjakut në hapësirën tonë në Prishtinë, më datën 16.10.2021 prej orës 11:00 – 15:00”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Një ftesë e tillë për dhurim të gjaku bëhet në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

“Muaji Tetor është muaji ideal për të dhuruar gjak në mbështetje të pacientëve të prekur nga kanceri dhe pacientëve të tjerë. Prandaj, stafi yne ka vendosur të japë kontributin e vet. Të fton edhe ty, të shpëtosh një jetë! Luftoni kancerin 🎗 Dhuroni gjak 🩸Beso në më t’mirët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Olives./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera