Sport

Thyhet për herë të tretë stadiumi “Riza Lushta”, u vodhën gjera të vlefshme të klubit Trepça ‘89

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 04 February 2023

KF Trepça ’89 ka njoftuar se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer stadiumin “Riza Lushta” për herë të tretë brenda katër ditëve.

Sipas klubit mitrovicas, ata kanë vjedhur gjësende të vlefshme si: pajisje elektronike, makineri dhe të tjera.

Trepça ’89 i ka cilësuar këto raste si të turpshme dhe të paarsyeshme, teksa theksoi se këto raste po ndodhin si shkak i kushteve shumë të dobëta të stadiumit.

-Advertisement-

“Xehetarët” i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të merret sa më seriozisht dhe t’i ndalojë këto raste.

Reagimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që  persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..)

E TURPSHME

Këto raste janë të paarsyshme dhe sidomos në një Klub sportiv.

Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta.

I bëjmë thirrje Policis së Kosovës që të mirren sa më seriozishtë dhe ti ndalojnë këto raste.

TURP”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy