Lifestyle

Thirrja e veçantë e turistes franceze: Më gjeni aparatin, e kam plot me foto topless!

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 23 May 2019

Një turiste franceze ka bërë një thirrje të veçantë në Facebook-un e saj personal, duke u kërkuar britanikëve që ta ndihmojnë në gjetjen e telefonit të humbur, pasi e ka plot me foto artistike por topless.

Vajza franceze e quajtur Lily e ka humbur telefonin në Skoci, kur ishte duke shijuar një festë në Isle of Skye javën e kaluar.

Kamera ishte lënë në “një zonë pushimi pranë Sligachan” dhe tani ajo ka kërkuar që vendasit ta ndihmojnë duke e gjetur.

-Advertisement-

Ajo thekson se ishte duke punuar në një projekt për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit me Lumix GX80 e saj, që e merrte me vete në çdo udhëtim në botë duke bërë foto të veçanta.

Kamera është e mbushur me imazhe që prej fillimit të projektit dy vjet më parë.

“Pamja topless nuk është për të kapur vëmendjen, ato janë arsyeja që unë dua të bëj gjithçka për të gjetur aparatin tim. E gjithë kjo nuk ka të bëjë me paratë, fotografitë brenda janë shumë të rëndësishme për mua. Unë jam duke udhëtuar në botë me kohë të plotë që nga nëntori 2017 dhe që atëherë punoj në një projekt fotografie të quajtur Lily.

Unë jam duke realizuar fotografi artistike topless në vendet më të bukura që unë vizitoj (tani Tailanda, Indonezia, Australia dhe Evropa). Qëllimi im është që të botoj një libër me këto foto për t’i fuqizuar gratë, për t’i inkurajuar që të ndihen më të lira dhe të sigurta, e të bëjnë atë që duan”, shkruan Lily në FB.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera