“Thellësisht i tronditur”, Rama solidarizohet me Gjermaninë pas sulmit në Berlin
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 26 July 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të rëndë në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.
Përmes një postimi në platformën “X”, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja tragjike dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.
Ai theksoi se urrejtja, dhuna dhe ekstremizmi nuk mund të tolerohen në asnjë formë, pasi sipas tij ato cenojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve, por edhe vlerat themelore të demokracive.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, pavarësisht formës që marrin. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat mbështeten demokracitë tona”, shkroi Rama,
Kryeministri bëri thirrje për unitet dhe vendosmëri në përballjen me fenomene të tilla, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
“Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë në këto momente të vështira”, përfundoi ai.

T� tjera
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...




































