Lajme

Tërheqja e 30% të Trustit, Tahiri ka një kërkesë për kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 April 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një qëndrim të saktë nga kryeministri Albin Kurti lidhur me propozimin për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.

Ai tha se për këtë propozim ka mbështetje tek deputetët.

“Një qëndrim të saktë të qeverisë apo të kryeministrit nuk e kemi dëgjuar ende për sa i përket Trustit. Ne mendojmë që janë pjekur kushtet që të kalojmë Ligjin që mundëson tërheqjen e një pjese të Trustitt, duke qenë se Qeveria nuk është duke vepruar për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rendë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera