Lajme

Tensione në Kuvendin e Mitrovicës, Faton Peci i drejtohet asamblistit: “A je kryetari ti?”

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 24 September 2026

Tensione janë shënuar gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku kryetari i komunës, Faton Peci, është përplasur verbalisht me një asamblist.

Përplasja ka ndodhur gjatë diskutimeve për dhënien në shfrytëzim të një parcele prej 99 hektarësh në Kçiq të Madh, çështje që ka nxitur kundërshtime edhe nga banorët e zonës.

Gjatë debatit, Peci i është drejtuar asamblistit me fjalët: “A je kryetari ti?”, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se është asamblist dhe se kryetari i jep llogari Kuvendit.

-Advertisement-

“E unë jam kryetar?”, ka vazhduar Peci, duke shtuar më pas se ai “i jep llogari qytetarit”.

PAMJE:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy