Lajme

Tensione në Komisionin për Ekonomi, ministrja Hajdari thotë se “po shantazhohet nga mediat”

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 19 April 2022

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdar, po raporton në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.

Ajo është pyetur nga deputetët për disa trajnime që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë.

E në deklarim e sipër, ministrja Hajdari tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”.

-Advertisement-

“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera. Nuk janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër. Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona.”, tha ministrja Hajdari.

Nuk dihet se për çfarë saktësisht fliste ministrja, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime.

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera