Lajme

Temperaturat e larta: Alivanoset një person në Prishtinë, policia i ofron ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 23 July 2022

Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë.

Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.

Sipas parashikimeve gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë.

-Advertisement-

Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.

Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera