Të shtënat me ar*më zja*rri në Prishtinë, identifikohet i dyshuari – Prokuroria del me detaje
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 17 June 2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, si pasojë e të cilave një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast policia ka kryer bastisje dhe është gjetur një armë e gjatë, shtatë gëzhoja, dhe 13 fishekë.
I dyshuari është identifikuar. Bëhet fjalë për personin me inicialet N.B.
“Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, dyshohet se personi me inicialet N.B., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisja nga Policia e Kosovës, ku aty është gjetur një armë e gjatë, shtatë (7) gëzhoja dhe trembëdhjetë (13) fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale gjatë zhvillimit të procedurës hetimore”, ka njoftuar Prokuroria.
Ata kanë thënë se gjatë ekzaminimeve përkatëse, nga njësitet relevante, është konstatuar se në automjetin e viktimës, Sh.K. është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë dhe dymbëdhjetë (12) fishekë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe arrestimin e personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Në lidhje me rastin, sot përmes raportit 24 orësh, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Prishtinë 16.06.2026-23:21. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

T� tjera
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...
-
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit ...
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...
-
Festoi me goma fitoren e Faton Pecit, sigurimi i tij Mon Neziri përleshet me asamblistin e PDK-së në Mitrovicë
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK: Me urdhër të Menaxhmentit për “muaj sulmues” u vendos të shtohej prodhimi, u RREZIKUA jeta e punëtorëve
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme me shkrim për rreziqet ndaj punëto...
-
Lansohet web-faqja e re e KMShK-së
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka lansuar web faqen e re. ...
-
Peleti “flakë” në Prizren, komuna e blen 568 euro tonin, Rahoveci vetëm 400 euro
Plot 168 euro më shtrenjtë për çdo ton pelet sesa Komuna e Rahovecit ka vendo...
-
Tensione e shtyrje fizike në Kuvendin e Komuës së Mitrovicës së Jugut, Peci qëndron brenda sallës
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një incident pak minuta...

































