Lajme

Festoi me goma fitoren e Faton Pecit, sigurimi i tij Mon Neziri përleshet me asamblistin e PDK-së në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 25 November 2026

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku janë përfshirë disa persona, shkruan Gazeta Infokus.

Incidenti fillimisht ka nisur mes dy asamblistëve, të cilët janë përplasur teksa po dilnin nga dera e sallës së Kuvendit Komunal, ndërsa më pas në përleshje janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Pjesë e kësaj përleshjeje ka qenë edhe Mon Neziri, i cili tashmë është pjesë e kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

-Advertisement-

Neziri kishte tërhequr vëmendjen e publikut natën e fitores së Pecit, kur ishte parë duke festuar me goma automjetesh në mesin e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto festime kishin ardhur pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore e kishte cilësuar kundërkandidatin e PDK-së si “gomë rezervë”.

Ndërsa sot përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.

Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.

Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe sigurimi të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri./Gazeta Infokus

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy