Lajme

Të shtëna me àrmë zjârri në Lipjan, plagøset një person pas një mosmarrëveshjeje

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 25 July 2026

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit, mbrëmjen e 24 korrikut 2026, rreth orës 19:28.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës, është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy