Lajme

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, një i plagosur- policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 17 June 2026

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “Feriz Guri”, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuari se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, ka deklaruar Pllana .

Policia nuk ka bërë të ditur nëse lidhur me rastin është arrestuar ndonjë person i dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy