Lajme

Të shtëna me armë në një fshat të Vushtrrisë, shtatë persona shoqërohen për intervistim

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 02 October 2024

Sot në mesditë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Express, se nuk ka të lënduar se janë konfiskuar dy armë.

Ai shtoi se shtatë persona janë shoqëruar për intervistim në Polici.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera