Zyrtari Komunës së Mitrovicës së Veriut dyshohet se pengoi gazetarët, reagon AGK
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 02 October 2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me, siç thotë, veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së “Kallxo”, Florinda Kelmendi dhe gazetares së “Telegrafit”, Blinera Mehmeti.
AGK thotë se gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.
“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Alleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi” , është shprehur gazetarja e “Kallxo” lidhur me ngjarjen.
“Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin”, ka thënë gazetarja e “Telegrafit”.
AGK ka bërë thirrje që “zyrtarët shtetërorë të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve” dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibilë ndërkombëtarë sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh
Të tjera
-
Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbetet e përk...
-
Basha në Beograd kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin ...
-
Deputetja Fjolla Ujkani zhvillon një takim të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjo...
-
Dy paqeruajtës të OKB-së plạgosen nga një sụlm izraelit në Liban
Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm ...
-
Abazi për porositë e Kasanof: S’ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet e Escobarit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e t...
-
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në ven...
-
Buzhala e paditë për shpifje ministrin Sveçla
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për ...
-
Komunikimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Edita Tahiri: Turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka q...
-
Hovenier falënderon Kasanof për vizitën në Kosovë, përmbledh takimet dhe diskutimet që zhvilloi Emisari këto dy ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur ...
-
EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindje...
-
Kosova ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Her...