Sụlmet e Iranit shtrenjtojnë naftën, ja sa u rrit çmimi
Autori: Gazeta inFokus
14:30 | 02 October 2024
Sulmi i Iranit me raketa mbi Izrael ka tronditur tregjet ndërkombëtare ët naftës duke rritur pasigurinë për të ardhmen.
Çmimet e naftës u shtrenjtuan me mbi një dollar të mërkurën për shkak të shqetësimeve në rritje që tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen. Analistët besojnë se çmimet e naftës mund të marrin një rritje të fortë nëse tensionet gjeopolitike përshkallëzohen.
Kontratat e së ardhmespër naftën Brent u rritën me 1,08 dollarë, ose 1,47 për qind, në rreth 75 dollarë për fuci. Ndërkohë që të dy standardet e naftës së papërpunuar u rritën me më shumë se 5%.
Irani siguron rreth 4% të prodhimit global të naftës, por me rëndësi do të jetë edhe si do të reagojë Arabia Saudite e cila duhet të rrisë prodhimin nëse furnizimet iraniane ndërpriten.
Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Irani është ndër 10 prodhuesit kryesorë të naftës në nivel global, me prodhim që arrin mbi 3.3 milionë fuçi në ditë në gusht – më i larti në pesë vjet.
Përtej prodhimit Irani ka ndikim të rëndësishëm edhe në ngushticën e Hormuzit një rrugë kjo e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit ku realizohet rreth 30 % e tregtisë botërore.
Shqetësimi kryesor për tregjet e naftës është potenciali për sulme hakmarrëse ndaj objekteve të naftës iraniane nga Izraeli, të cilat mund të rrisin ndjeshëm çmimet e naftës së papërpunuar.
Për më tepër, përshkallëzimi i konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të SHBA ndaj eksporteve të naftës iraniane, duke rritur më tej çmimet e naftës./abcnews.al

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































