Lajme

Deputetja Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 02 October 2024

Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli me një reagim ku ka sqaruar se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.

Një reagim në lidhje me këtë së fundmi e ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Asnjëherë s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës.

Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë.

Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën.

Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera