Lifestyle

Të qenit “single”? Nuk është edhe aq keq!

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 13 November 2018

Një rrethanë që ka edhe përparësitë e saj: na ndihmon të njohim vetveten dhe na bën të zbulojmë se sa mund t’ia dalim vetë

Jo të gjithë e dinë se 11 nëntori është shpallur Dita e Beqarit. Tradita ka lindur në Kinë, ku beqarët e festojnë statusin e tyre si njerëz të lirë që u përkushtohen pazareve më të çmendura të vitit, sidomos online. Në perëndim, ndërkohë, dita e beqarëve festohet më 15 shkurt, dita e San Faustinos, menjëherë pas festës së zjarrtë të Shën Valentinit. Ndoshta çdo ditë e kujtoni se statusi i beqarëve në krahasim me marrëdhënien në çift, ka disa disavantazhe të pamohueshme, por gjithashtu ofron një sërë anësh pozitive, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje.

Të jesh single nuk do të thotë që je vetëm – Një personi mund t’i ndodhë që të mos gjejë shpirtin binjak, ose të kalojë disa periudha pa pasur dikë në krah. Takimi me shpirtin binjak lidhet me fatin e mirë, por ndërtimi i një rrjeti miqsh solid dhe të qëndrueshëm varet para së gjithash mbi ne. Është e vërtetë se shoku më i mirë nuk mund të marrë vendin e një të dashuri, por në një sërë situatash është edhe më mirë!

-Advertisement-

Kohë për veten – Marrëdhënia në çift mund të na japë shumë nga pikëpamja afektive, por me siguri ajo absorbon një pjesë të madhe të kohës në dispozicion. Ata që janë single kanë më shumë mundësi t’u përkushtohen pasioneve dhe interesave të tyre. Në këtë mënyrë ju mund të ndërtoni një jetë interesante dhe të pasur. Sot mundësitë janë të shumta: mund të ndiqni kurse në gjuhë të huaja, DIY, teatër apo muzikë; ju mund të regjistroheni në një qendër sportive ose në një shkollë vallëzimi apo t’i dedikoheni diçkaje vullnetarisht. Të gjitha këto fusha ofrojnë mundësinë për ta kaluar kohën në mënyrë konstruktive dhe të këndshme, dhe mbi të gjitha të bëni miq të rinj, me të cilët mund të ndani dhe pasionet e tjera.

Pavarësia – Të qenit vetëm, të paktën për një kohë, na mëson të jemi të vetëmjaftueshëm dhe na ndihmon të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë vërtet. Është një kusht që ne të jemi të lirë të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet, pa llogaritur asnjë, përveç vetes tonë. Është situata ku më në fund mund të përqendrohemi në qëllimet tona dhe të zbulojmë se ne jemi në gjendje t’ia dalim, edhe pa mbështetjen e askujt. Kjo vetëdije do të na bëjë më të sigurt për veten dhe të aftë për të ndërtuar një marrëdhënie të re në një bazë më të fortë dhe konkrete.

U thoni po udhëtimeve! – Përputhshmërisht me buxhetin, një udhëtim është një mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja, për eksperienca të reja dhe për të takuar njerëz të rinj. Nëse ideja për t’u nisur vetëm nuk na tërheq, ne mund të bashkohemi me një grup të organizuar. Dhe kështu, nuk do ta gjejmë veten duke argumentuar mbi destinacionin e zgjedhur, midis detit, malit apo qytetit të artit.

Shtëpia e gjitha për ne – Të pastrosh shtëpinë dhe ta gjesh siç e ke lënë, pa rroba vend e pa vend, kuzhinën rrëmujë dhe syzet e braktisura në dhomën e ndenjes; ose, nga ana tjetër, të kthehemi te “rrëmuja jonë e krijuar”, sepse askush nuk e ka prekur atë. Por, mbi të gjitha të kursejmë një orë grindje për këto tema: është një nga “efektet anësore” pozitive të statusit single. Shtëpia mund të bëhet foleja jonë, pa luftuar për telekomandën e televizorit, me më shumë hapësirë në dollap dhe pa ndonjë gërhitës, ndërsa përpiqemi të flemë.

Nuk duhet të përshtatesh – Të jetosh me dikë do të thotë domosdoshmërisht që të përshtatesh me nevojat dhe zakonet e tyre. Kur je single, nuk ke kufizime të tilla: nuk je i detyruar të sillesh siç duan të tjerët, nuk i përgjigjeni askujt për vendimet për të ndryshuar diçka në pamjen tuaj, nuk je i detyruar për të bërë përshtypje me dhurata të vogla, darka të veçanta ose të dukeni të përsosur.

Një status… i kthyeshëm – E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kur jeni single keni lirinë për të flirtuar me këdo që dëshiron dhe kur dëshiron. Nëse pastaj shkëndija fatale është gjuajtur, ju gjithmonë keni kohë për të kapur mundësinë. Në fund, avantazhi më i mirë i të qenit single, është mundësia për të zgjedhur të mos jesh më. Pra, të fillosh një marrëdhënie të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera