Lifestyle

Të mirë por jo në të gjitha drejtimet…/E kemi fjalën për njerëzit e lindur në këtë muaj!

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 12 September 2022

Njerëzit që kanë lindur në muajin shtator zakonisht njihen për natyrën e tyre sociale. Ata kanë një buzëqeshje të shkëlqyeshme dhe te të gjithë nxisin simpati. Janë jashtëzakonisht të këndshëm dhe për këtë arsye lehtë pëlqehen nga të tjerët. Në shoqërinë e tyre, madje edhe ata plotësisht të dekurajuarit, mund të gjejnë shpresën dhe të ndiejnë optimizëm. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për gjëra të mira apo të këqija, njerëzit e lindur në këtë muaj gjithmonë janë të sinqertë ndaj njerëzve të afërm.

Janë jashtëzakonisht empatikë dhe kurrë nuk e lëndojnë qëllimisht dikë. Janë shumë të përgjegjshëm, të pavarur dhe në jetë gjithmonë mbështeten në forcat e veta. Janë të kujdesshëm dhe të gatshëm të ndihmojnë ata që janë në nevojë. Ata janë këshilltarë të shkëlqyer dhe janë gjithashtu të lumtur të dëgjojnë problemet e njerëzve të tjerë. Megjithatë, edhe pse ata janë të mirë si miq, rezulton se, si të gjithë, të lindurit në shtator kanë disa të meta. Madje duket se sipas tyre janë shumë më mirë për mjedisin dhe fqinjët sesa për veten e tyre.

Të lindurit në shtator priren të analizojnë gjithçka. Ndonjëherë ata kërkojnë shumë nga të tjerët dhe me qëllimet më të mira duan t’i bëjnë të gjithë të lumtur, kështu që përpiqen të ndryshojnë atë që nuk u përshtatet dhe t’i udhëheqin njerëzit, nga këndvështrimi i tyre, në drejtimin e duhur. Për të njëjtën arsye, ata duhet të mbajnë gjithçka nën kontroll, prandaj mund të dërgojnë një imazh shumë të keq dhe të shtrembëruar për veten.

-Advertisement-

Të lindurit në shtator janë edhe mjaft të padurueshëm. Ky mund të jetë një problem i madh kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, pasi ata lehtë heqin dorë kur gjërat shkojnë drejt ‘greminës’. Edhe pse ata janë dëgjues dhe këshilltarë të shkëlqyeshëm të problemeve të njerëzve të tjerë, të lindurit në shtator nuk ka gjasa të hapen me të tjerët. Ata flasin rrallë për veten e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera