Lajme

Të enjten protestohet për bojkotim të produkteve serbe

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 28 December 2022

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakulteti i Edukimit do të protestojnë nesër nga ora 12:00. Kjo protestë organizohet me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

“Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mos-harresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit. Ky manifestim do filloj me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri tek teatri kombëtar në Prishtinë, e pastaj tek teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13”, thuhet në njoftim

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera