Lajme

Të enjten, prindërit e fëmijëve të një çerdheje protestojnë para Qeverisë dhe SBASHK-ut

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 20 September 2022

Këshilli i Prindërve të çerdhes publike në kryeqytet “Gëzimi Ynë”, ka organizuar një protestë kundër Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, si shenjë pakënaqësie për mbylljen e kopshteve/çerdheve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Protesta do të mbahet më 22 shtator, në orën 12:00. Protesta do të fillojë para objektit të Qeverisë dhe do të vazhdojë para zyreve të SBASHK’ut.

Në njoftimin e Kopshtit u bëhet thirrje prindërve që të marrin pjesë masivisht, derisa thuhet se për protestë është marrë leja nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve të Kopshtit “Gëzimi Ynë” organizon Protestë/Marsh për të shprehur paknaqësitë e prindërve me mbylljen e kopshteve/çerdheve. Ftojmë të gjithë prindërit të marrin pjesë në këtë marsh/protestë sa më masivisht. Ju njoftojmë se leja për këtë protestë/marsh është marrë nga Policia e Kosovës. Ju lusim që të jeni të qetë dhe të mos anoni partiakisht”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera