Talenti shqiptar nënshkruan me Fenerbahçen
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 29 September 2017
Eljif Elmas ka nënshkruar kontratë me Fenerbahçen.
Futbollisti i ri nga Shkupi, Eljif Elmas, i cili u transferua nga Rabotniçki i Maqedonisë në Fenerbahçe, ka nënshkruar kontratë me klubin nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).
Eljif Elmas, nënshkroi kontratë 3 vjeçare me Fenerbahçe-n në stadiumin Ülker, ndërsa ishin të pranishëm edhe babai, vëllai i tij si dhe nënkryetari i klubit, Şekip Mosturoğlu.
Mosturoğlu, në deklaratën e tij tha se që nga muaji korrik kanë filluar bisedimet në lidhje me Elmas. Ai tha se kanë arritur në marrëveshje pas përfundimit të sezonit për transferime. “Ne shpresojmë që ky nënshkrim të jetë i dobishëm për futbollistin tonë dhe Fenerbahçe-n. Kur bisedonim me atë ishte më i ri se 18 vjeç. Këtë javë i mbushi 18 vjeç”, tha ai.
Nga ana tjetër ylli i ri i klubit verdhë e kaltër, Eljif Elmas tha se “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub, në një familje të këtillë. Fenerbahçe është një klub i madh. Shpresoj të qëndroj shumë vite në Fenerbahçe. Dëshiroj të bëj gjëra të mira. Shpresoj që këtë vit të jemi kampion”
Ai në fjalën e tij rikujtoi edhe ndihmën e ish-basketbollistit të Fenerbahçe-s, Pero Antiç në transferimin e tij. “Pero Antiç u bë një shok i mirë i imi. Më tregoi se Fenerbahçe është një klub i madh”, u shpreh Elmas
Pasi transferimi i tij u bë me vonesë për shkaqe objektive, Elmas nuk do të mund të luajë në pjesën e parë të këtij sezoni.
Elmas i cili ishte transferuar më herët në klubin turk Fenerbahçe nga Rabotniçki i Maqedonisë, nuk arriti të nënshkruajë kontratë për shkak se nuk kishte mbushur moshën 18 vjeçare.
Ndërsa Fenerbahçe bëri kërkesë tek FIFA që të mund të nënshkruajë kontratë me futbollistin nga Shkupi pasi që të festojë ditëlindjen e 18’të.
FIFA më 19 shtator pranoi kërkesën e Fenerbahçes.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























