Ekonomi

“Taksa e rrugës së kombit në dëm të biznesit shqiptar”

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 03 April 2018

Taksa e fundit e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për mirëmbajtje të autostradës, ka komplikuar bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kanë marrë pjesë disa nga ndërmarrësit kosovarë, të cilët e kanë vlerësuar taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë si barrierë për bizneset e tyre.

Ilir Ibrahimi, kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, gjatë këtij takimi ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me vendimin e marrë.

-Advertisement-

Ai ka thënë se bizneset kosovare dëshirojnë të qëndrojnë larg nga politikave të partive në Shqipëri, ndërkaq ai shprehet se një taksë e tillë ka vendosur barrierë në të bërit biznes.

“Taksa e rrugës e cila është bërë një çështje shumë e nxehtë në Shqipëri, për të cilën ka pasur edhe protesta të dhunshme, dhe e kemi parë opozitën e cila ka bërë kauzë kryesore këtë pjesë. Ne dëshirojmë të rrimë larg nga grupet politike në Shqipëri, por ne dëshirojmë t’i vëmë në pah ato gjëra të cilat e pamundësojnë të bërit biznes kosovarëve në Shqipëri, përveç këtyre barrierave të vëna”, ka thënë Ibrahimi.

Tutje ai ka theksuar se bizneset kosovare janë të detyruar që të kërkojnë për alternativa të tjera nëse nuk ka ndonjë ndryshim në këtë taksë, megjithëse sipas tij këto alternativa të tjera do të shkojnë në dëm të biznesit shqiptar.

“Taksa e vënë është një taksë e papërballueshme, që iu imponojnë bizneseve kosovare që të kërkojnë alternativa të reja. Në fund të fundit këtu do të dëmtohet biznesi shqiptar, prandaj duhet të kihet parasysh. Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të ketë lehtësime për banorët, por natyrisht që duhet të ketë lehtësime edhe për bizneset. Është momenti i fundit kur bizneset vazhdojnë të subvencionojnë klasa sociale të shoqërisë. E bëjmë këtë përmes energjisë elektrike ku bizneset paguajnë shumëfish më të lartë dhe kjo po e bënë të bërit biznes gjithnjë e më të vështirë. Shteti duhet ta bënë këtë sa më të lehtë në vend se ta vështirësoj”, ka thënë Ibrahimi.

Ndryshe Infokusi ka raportuar edhe më parë për pakënaqësitë e ndërmarrësve kosovarë lidhur me vendosjen e kësaj takse, dhe përveç tyre në kundërshtim të kësaj takse janë edhe agjencionet për bartjen e udhëtarëve. Shumica kanë vlerësuar se kjo taksë do të ndikojë në ulën e numrit të turistëve për në Shqipëri, marrë parasysh numrin më të lartë të turistëve e ka nga Kosova./Gazeta Fjala

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy