Lajme

Takimi Meloni-Kurti nuk zgjati as 10 minuta

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 26 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar takimin e tij në Bruksel i cili nuk zgjati më shumë se 30 minuta.

Në këtë takim Kurti u takua me Scholzin, Macronin dhe Melonin.

Gazetari Kushtrim Sadiku i cili po raporton nga Brukseli ka bërë të ditur që kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk qëndroi më shumë se 7-8 minuta në këtë takim.

-Advertisement-

Pas takimit Kurti u pa teksa doli, por nuk u prononcua për media.

Edhe takimi i treshes evropiane me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ka përfunduar. Deri më tani s’ka pasur asnjë prononcim për media në lidhje me këto dy takime./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera