Lajme

Takimi lamtumirës i Mehaj me kolonelin Sebastiano Petrolito, ministri i ndan mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 13 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Sebastiano Petrolito, shkruan Gazeta inFokus.

Mehaj si shenjë falënderimi i ka ndarë edhe një mirënjohje kolonelit italian, duke e vlerësuar kontributin e tij në FSK.

“Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë, u dekorua me mirënjohja nga ana ime”, ka shkruar Mehaj në Faceboo./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera