Lajme

Tahiri: UÇK-ja nuk është e asnjë partie, e kemi obligim moral t’i mbrojmë çlirimtarët në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 25 September 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se nismat ligjore dhe mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tejkalojnë interesat e ngushta partiake, duke theksuar nevojën urgjente për një platformë të unifikuar shtetërore në përkrahje të çlirimtarëve që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Tahiri sqaroi se amendamenti përkatës nuk është një nismë e izoluar e PDK-së, por një obligim shtetëror e kombëtar.

Amendamenti nuk është nisur nga PDK-ja dhe këtë duhet ta theksojmë, për shkak se ligji është për shtetin e Kosovës, për çlirimtarët e Kosovës, është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për identitetin tonë kombëtar. UÇK-ja është e secilit shqiptar, nuk është as e PDK-së, as e LDK-së, as e LVV-së dhe as e Aleancës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e kemi obligim moral ta mbrojmë atë”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më tej, deputeti theksoi se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë një strategji konkrete për t’iu qëndruar pranë të akuzuarve në Hagë, me qëllim që ky proces të ketë një epilog të dinjitetshëm.

Duhet t’i mbrojmë çlirimtarët që i kemi në Hagë dhe të kemi një platformë konkrete të veprimit në mënyrë që shteti t’u qëndrojë mbrapa, të kemi një epilog të dinjitetshëm dhe drejtësia të kthehet në vend”, nënvizoi ai.

Në fund, Tahiri kritikoi trajtimin e këtij procesi nga institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, duke bërë thirrje për reagim të vazhdueshëm deri në vendosjen e plotë të drejtësisë.

Sepse ka dështuar drejtësia ndërkombëtare, nuk guxojmë ta pranojmë këtë, duhet të alarmojmë në vazhdimësi derisa drejtësia ta thotë fjalën e vet. Kemi kërkuar drejtësi nga dita e parë – nuk po kërkojmë as më shumë e as më pak”, përfundoi Tahiri.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy