Lajme

Tahiri ua përcjell secilit deputetë ftesën për pjesëmarrje në seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 06 October 2026

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri ua ka përcjellur Grupeve të tjera Parlamentare ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai ka bërë të ditur se seanca ka një pikë të vetme të rendit të ditës, miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Specialen.

“Sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”

-Advertisement-

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy