Lajme

Tahiri për marrëveshjen për skemat sociale: Nuk e kemi votuar se është e dëmshme

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 26 May 2022

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, ku ne rend të ditës janë disa pika, në mesin e cila është edhe pika për pyetjet parlamentare, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë pikë, në sallën e kuvendit u ngrit një debat mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ky i fundit ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Financave, se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Tahiri ka thënë se marrëveshjet që janë në të mirë të qytetarëve i kanë votuar.

Kurse, marrëveshjen për skemën sociale, nuk e kanë votuar pasi që e kanë konsideruar si të dëmshme.

“Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Këtë (për skemën sociale) nuk e kemi votuar se është e dëmshme. Ti ke kërkuar me rrit energjinë dhe është një vendim që është pezulluar. Ju krejt çka kërkoni është ta kini kompetencën tuaj ngritjen e pagës minimale dhe kjo s’ka më ndodh”, ka thënë Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera