Lajme

Tahiri: Keqpërdorimet dhe aferat e ministrave po tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 02 June 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se afera që e partia e tij ka prezantuar dje për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove nga ministrat Damka dhe Gërvalla, shfaq vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin.

Tahiri ka thënë se keqpërdorimet dhe aferat tjera tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe papërgjegjësinë karshi ligjit dhe qytetarëve raporton Gazeta Express.

“Dy ministra protagonistë të një afere të tillë, Ministrja Gërvalla Schëarz dhe Ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm ndaj një OJQ-je. Kjo aferë, përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaqë edhe vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato. Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm i këtyre dy ministrave, ngjashëm si edhe afera të tjera korruptive që i kemi ngritur më parë e që po dalin në shesh për çdo ditë, tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

PDK po e akuzon ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën dhe kryediplomaten Donika Gërvallën se kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit të shtetit. Sipas PDK-së, Damka dhe Gërvalla në gusht të vitit të kaluar kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Caritas-in zviceran kundërligjshëm. Avokati që doli në konferencë me Musliu -Shoshin tha se janë shkelur katër ligje. E Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar në Facebook lidhur me këtë çështje duke thënë se s’ka keqpërdorur as një cent.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera