Ekonomi

Tahiri-Investitorëve amerikan: Vushtrria u ofron hapsirën për investime

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 13 May 2018

Pas deklarimeve të Odës Ekonomike Amerikane se investitorët amerikan janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë ku do të mund t’i gjenin kushtet për të shtrirë investimin e tyre ka reguar kryetari i komunës së Vushtrrisë.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahri përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se komuna që ai udhëheq do të ofronte hapsirën e nevojshme, shkruan Infokusi.com.

Tahiri ka përmendur një hapsirë e cila është e lirë për shftytëzim nga investitorët amerikan.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Tahirit:

Kërkesës së bizneseve amerikane për zonë të lirë ekonomike qyteti i Vushtrrisë me knaqësi do të ofronte hapsirën e nevojshme.

Komuna e Vushtrrisë ka një hapsire te mjaftueshme ne pjesen qe njihet si “Kodra e Bajskes” ndersa me knaqesi do te venim ne dispozicion për zonë të lirë ekonomike për investitorët amerikanë.

Lokacion i mire, me casje ne autostraden Prishtinë-Mitrovicë, zonë strategjike dhe afer kryeqendres se Kosoves. #letsdoit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera