Lajme

Tahiri: Dy komisionet e propozuara nga pozita dhe opozita do të procedohen në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 05 May 2022

Dy Komisionet Hetimore për krizën energjetike të propozuara nga pozita dhe opozita do të procedohen në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media.

Ai u shpreh se asnjëherë nuk kanë qenë kundër formimit të një komisioni i cili ishte propozuar nga pushteti aktual.

-Advertisement-

“Pas një beteje jemi dakorduar që të procedojmë themelimin e të dyja komisioneve atë që e ka kërku opozita dhe po ashtu edhe komisioni hetimor i kërkuar nga pushteti në këtë rast, skemi pasë asgjë kundër që ky Komision është ftu të themelohet ne nuk jemi kundër asnjë hetimi që mund të zbardhë të vërteta ajo që është e rëndësishme për ne është realizimi i një të drejte tonë kushtetuese”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera