Sylejman Selimi sot ka ditëlindjen, Sulltani merr plot urime emocionuese
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 25 September 2018
Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi sot ka ditëlindjen.
Sylejman Selimi u lind më 25 shtator 1970, në fshatin Açarevë të Drenicës. Arsimin fillor e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Klinë ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Metalurgjik në Mitrovicë.
Sylejman Selimi është njëri nga themeluesit e UÇK-së. Gjatë veprimtarisë së tij në radhët e UÇK-së ka bartur detyra me përgjegjësi në strukturat komanduese të UÇK-së. Në pranverë të vitit 1998 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm emërohet Komandant i Zonës Operative të Drenicës, ndërsa nga marsi i vitit 1999 deri me 2 Prill 1999, ishte Komandant i Përgjithshmëm i UÇK-së.
Por ai tani po mbahet në burg dhe po vuan një dënim të shqiptuar nga gjykata për rastin Drenica.
Vëllau i Sylejman Selimit, Fidani ka uruar të vllahun duke i uruar shëndet
Postimi i plot i Fidan Selimit:
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty Vëlla, por për të gjithë ne.
Sot me 25 shtator ke ditlindjen.
Të uroj nga zemra shëndet dhe çdo të mirë ne jetë”

Edhe deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi përmes një postimi në “Facebook” ka uruar ditëlindjen komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili po mbahet në burg. Selimi ka shkruar se padrejtësia ka rënduar shumë por një ditë do të dalësh kokën lartë.
Postimi i plotë:
“Para një viti ta urova ditëlindjen njëjtë me shpresën që këtë vit do ta festosh ditëlindjen në liri bashkë me familjen dhe me miqt, por ti ënde po mbahesh peng i padrejtësisë.
Padrejtësia t’ka rëndu shumë por një ditê do të dalesh kokën lartë.
Por, sot po me kujtohet edhe se si e patem kaluar ditelindjen tënde para 20 vitesh në kohë lufte në Abri…
Urime ditëlindja Sylë!”

T� tjera
-
Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendi...
-
Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës s’duhet të ketë askush – as deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ask...
-
Kurti dhuron gjak, aktivistja e VV-së nuk e mban veten me lëvdata: Ishalla na bie hise të kemi pak nga gjaku yt o njeri i mirë që kaq shumë i dhe Kosovës”
Xheneta Sadiku, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica dhe zyrtare n...
-
Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku dy persona të...
-
Kurti me Haxhiun, Çekun e anëtarë të VV’së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit: Vendimi i 16 shtatorit i padrejtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhi...
-
Më në fund sigurohen uniformat: Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re policore
Pas problemeve të vazhdueshme me sigurimin e uniformave dhe shtyrjes së cerem...
-
Bleni qebe: KEK-u për vete blen agregat 26.550 euro për t’i përballuar reduktimet në dimër
Në kohën kur Kosova po përballet me mungesë të prodhimit të energjisë elektri...
-
Rast i vdekjes në Gjakovë, Policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në Gjakovë. Sipa...
-
Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin, nuk bëhet fjalë veç për blerjen e shiritit
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deputetit të VV’së, Il...
-
Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Ta...
-
Dhu*në në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira
Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Kameni...
-
Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkim-Shpëtim Malor
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvillua...

































