Lajme

Sylaj: Mesazhi kryesor i marshit është që jemi bashkë kundër Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 15 February 2023

Aktivist i Organizatës Studim Veprim Kritik, Getoar Sylaj është shprehur i kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në marshin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sylaj tha se si parlament studentor kanë vendosur që përvjetorin e 53-të të Universitetit të Prishtinës ta shënojnë duke marshuar kundër një marrëveshje që sipas tij, e rrezikon funksionalizimin e shtetit.

“Marrëveshja për themelimin e Asociacionit meqenëse është vënë si parakusht para planit franko- gjerman që është i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Parlamenti Studentor si organi më legjitim i përfaqësimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka konsideruar se një marsh paqësor është i nevojshëm edhe i domosdoshëm në këtë kohë për ta dhënë një mesash të qartë se studentët, por edhe qytetarët e Republikës janë kundër themelimit të një Asociacioni mbi baza etnike”, tha ai në Tëvë1.

-Advertisement-

Tutje Sylaj, theksoi se në këtë marsh kanë qenë të ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë këtu të gjitha partitë politike, shoqërinë civile e deputetët e komuniteteve jo shumicë.

“Parlamenti Studentor e ka publikuar eventin me 2 shkurt. Ne i kemi ftuar edhe menaxmentin, Senatin, Parlamentet tudentore të Universiteteve tjera, me disa prej tyre kemi gjetur edhe bashkëpunim, por kemi ftuar edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës, shoqërinë civile dhe grupe të ndryshme joformale. Kështu që ftesa ka qenë e hapur për të gjithë. Besojmë se numri ka qenë mjaft i mirë i pjesëmarrësve. Kemi ftuar edhe të gjitha partitë politike edhe deputetët e partive nga komunitetet jo shumicë dhe secili e ka pasur ftesën, kushdo që ka marrë pjesë ka bërë mirë meqenëse qëllimi i protestës është mesazhi kryesor është që jemi bashkë kundër Asociacionit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera