Sushi mbi vajza të zhveshura, festa e ‘çmendur’ e ditëlindjes së Kanye West
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 13 June 2023
Reperi i famshëm, Kanye West, është sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë shkak është bërë festa e tij e ditëlindjes.
West ka festuar 46-vjetorin e lindjes me disa vajza të zhveshura, që në trupin e tyre servirej sushi dhe ushqime të tjera japoneze.
Mediat e huaja shkruajnë se teknika e përdorur në festë quhet “Nyotaimori”, që do të thotë sushi nga trupi. Ndër të ftuarit në ditëlindje ishte edhe vajza e tij, North, e cila e pa gjithë festën dhe kjo ishte një ndër arsyet përse ai po kritikohet kaq shumë.
E gjitha kjo situatë ka zemëruar njerëzit në rrjet të cilët kanë shpërthyer në reagime negative kundrejt reperit.
“Çfarë do të mendojë pastori për këtë?”, shkroi dikush, referuar faktit që Kanye është besimtar dhe praktikant i fesë së krishterë. Të tjerë njerëz e quajtën “të neveritshëm” dhe “të tepruar” faktin që North ishte pjesë e festës dhe e gjithë “ceremonia” ndodhi në praninë e saj.
Së fundmi reperi i njohur Kanye West e ka gjetur veten në telashe ligjore pasi ndau një foto të një redaktoreje të “Vogue” për ta tallur atë. 46-vjeçari është paditur nga fotografja Michaela Efford, e cila thotë se ai ka përdorur një foto të sajën pa paguar ose pa marrë leje për ta përdorur atë. Ajo kishte shkrepur një foto të redaktores së “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, të cilën West e ndau në Instagramin e tij për të tallur veshjen e saj. Ajo kërkon një shumë të pacaktuar akoma për dëmshpërblim.

T� tjera
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...




































