Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 13 July 2026
Këtë verë, Prishtina do të pres një prej programeve më të gjera muzikore të Sunny Hill Festival, me yje ndërkombëtare, DJ të njohur botëror, artiste shqiptare dhe zëra të rinj që po i japin formë skenës lokale.
Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Sunny Hill Festival Park, Prishtinë.
Me Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix në krye të programit, edicioni i këtij viti sjell në Kosovë disa nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare.
Zbulimi i plotë i programit shënon një nga momentet më të pritura të verës për publikun në vend, rajon dhe më gjerë.Në Sunny Hill Stage, festivali sjell emrat kryesorë të edicionit, përfshirë Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien dhe artistë të tjerë që përfaqësojnë energjinë kryesore të programit.
Kjo skenë mbetet hapësira ku takohen yjet ndërkombëtarë, artistët më të dashur shqiptarë dhe publiku i madh i festivalit.
Në anën tjetër, C4 Stage e forcon identitetin elektronik të Sunny Hill Festival, me emra si Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia.
Ky program sjell në Prishtinë një pjesë të rëndësishme të skenës elektronike ndërkombëtare, duke e bërë festivalin destinacion edhe për publikun që ndjek tingujt e house, techno dhe performancat e klubeve e festivaleve më të njohura.
Një pjesë e veçantë e edicionit 2026 është edhe hapësira për skenën lokale, alternative dhe artistët në rritje. Përmes The Next Stage dhe The Satellite, Sunny Hill Festival krijon vend për emra si Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Two, duke e bërë programin jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të lidhur ngushtë me skenën muzikore vendore dhe rajonale.
Ky kombinim e bën edicionin e vitit 2026 një nga programet më të plota të Sunny Hill Festival deri më tani. Në të njëjtin festival, publiku do të ketë mundësi të ndjekë emra të mëdhenj botërorë, artistë të njohur shqiptarë, DJ të skenës elektronike dhe performues të rinj që po ndërtojnë identitetin e tyre muzikor.
Me këtë program, Sunny Hill Festival vazhdon të pozicionohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Për Prishtinën, festivali nuk është vetëm një ngjarje treditore, por një moment kulturor që sjell publik, media, artistë dhe vëmendje ndërkombëtare në kryeqytet.
Përtej skenës muzikore, Sunny Hill Festival vazhdon të ketë ndikim në gjallërimin e qytetit gjatë sezonit veror, duke kontribuar në hoteleri, gastronomi, transport dhe shërbime lokale.
Në të njëjtën kohë, festivali luan rol në mënyrën se si Kosova prezantohet jashtë vendit: si një destinacion i ri, energjik dhe gjithnjë e më i pranishëm në hartën kulturore të rajonit.
Me programin tashmë të plotë, Sunny Hill Festival 2026 hyn në fazën më dinamike të përgatitjeve, ndërsa Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë, skena të ndryshme dhe një program që bashkon emrat globalë me energjinë e publikut vendor dhe rajonal.

T� tjera
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...

































