Sport

Sulmuesi i Kosovës në formacionin e javës në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 20 February 2023

Sulmuesi i Kosovës, Arb Manaj është përzgjedhur në formacionin e javës së 22-të në Superligën kroate. Edhe pse skuadra e tj, Slaven Belupo u mposht me rezultatin 0-1 ndaj Sibenik, 24-vjeçari ishte autor i një paraqitje dinjitoze teksa u vlerësua me notën 7.8.

Në këtë sfidë, Manaj mori edhe një karton të verdhë në minutën e 36-të të pjesës së parë, megjithatë kjo nuk ndikoi në vlerësimin përfundimtar. Në këtë sezon, sulmuesi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat teksa është aktivizuar në 10 ndeshje ndërsa duhet theksuar se së fundmi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë minuta.

-Advertisement-

Ky është viti i parë për Manaj në futbollin kroat teksa u transferua nga skuadra turke e Keciorengucu. Kujtojmë se Manaj koleksionon edhe tre paraqitje me fanellën e Kosovës, teksa ia ka dalë të shënojë edhe një gol me kombëtaren Dardane.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy