Sul*mi në Banjskë, gjykata: Përgjegjësia e tre të akuzuarve u provua individualisht përmes provave
Autori: Gazeta inFokus
16:58 | 11 September 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë, më datë 24.04.2026, kishte marrë aktgjykim me të cilin tre të akuzuarit në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blago Spasojeviq, janë shpallur fajtorë, ndërsa Spasojeviq dhe Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Maksimoviq me 30 vite burgim për përfshirjen e tyre në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Sipas aktgjykimit, të përpiluar më 25.06.2026, është konstatuar se përgjegjësia e secilit prej të akuzuarve është individualizuar mbi bazën e provave që lidhen konkretisht me veprimet, dijeninë, dashjen dhe kontributin e tij.
Kështu, për Spasojeviqin, përgjegjësia për veprën terroriste mbështetet në pajisjen, armatimin, pozicionin dhe pjesëmarrjen në realizimin e sulmit, ndërsa për veprën kundër rendit kushtetues mbështetet në përfshirjen në strukturë, ardhjen e organizuar dhe dijeninë për barrikadën.
Ndërsa, për Vladimir Toliqin, Gjykata ka marrë parasysh lidhjen me armën automatike, pajisjen ushtarake, automjetin logjistik, koordinimin para sulmit dhe praninë në fazën e realizimit. Për veprën kundër rendit kushtetues, përgjegjësia e tij lidhet me përfshirjen në strukturë, si dhe mbledhjen dhe posedimin e informatave operative për institucionet që ushtronin autoritetin shtetëror në zonë.
Ndërsa, për Dushan Maksimoviqin, përgjegjësia për veprën e parë mbështetet në komunikimin, organizimin, orientimin dhe mbështetjen funksionale gjatë sulmit, ndërsa për veprën e dytë në njohjen dhe përdorimin e mekanizmave të organizimit të barrikadave dhe kontributin në rrjetin mbështetës kundër autoritetit shtetëror.
“Për secilin të akuzuar është vërtetuar veçmas lidhja ndërmjet kontributit individual dhe elementeve dalluese të secilës vepër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata Themelore ka vlerësuar se janë përmbushur veprimet bazë të veprës terroriste, konkretisht me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku, sulmin me armë ndaj zyrtarëve policorë, plagosjen e zyrtarit policor Alban Rashiti dhe lëndimin e zyrtarëve të tjerë policorë.
Në aktgjykim përmendet edhe përdorimi i zjarrit intensiv nga shumë drejtime përmes armëve të llojeve të ndryshme, si dhe përdorimi i mjeteve vdekjeprurëse.
Sipas Gjykatës, rreziku nuk ishte kufizuar vetëm te zyrtarët policorë. Gjatë sulmit u dëmtuan shtëpi banimi, objekte ndihmëse, banesa kolektive, pjesë të kompleksit të Manastirit të Banjskës dhe automjete të ndryshme.
“Në kuadër të veprës terroriste, rëndësia e tyre qëndron në fuqinë shkatërruese që grupi kishte në dispozicion, aftësinë për të shkaktuar viktima të shumta dhe kapacitetin për ta vazhduar sulmin për një periudhë të gjatë, duke përdorur armë të ndryshme dhe duke ndërruar pozicionet.”
Si rrjedhojë, Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur veprimet bazë të veprës terroriste.
Gjykata ka vlerësuar se qëllimi terrorist rezulton nga ndërthurja e barrikadës së vendosur paraprakisht, pozicionimit të sulmuesve, aktivizimit të mjetit shpërthyes, zjarrit nga shumë drejtime, përdorimit të armëve të rënda dhe dronit, goditjes së automjeteve gjatë evakuimit, kohëzgjatjes së sulmit, numrit të pjesëmarrësve dhe arsenalit të siguruar.
Sipas vendimit, këto prova e kanë bindur Gjykatën se veprimet ishin ndërmarrë me qëllim që, përmes goditjes së rëndë ndaj Policisë së Kosovës dhe krijimit të një krize sigurie, të destabilizoheshin strukturat politike dhe kushtetuese të Kosovës.
Megjithatë, Gjykata ka theksuar se ekzistimi i grupit të organizuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë individuale dhe se për secilin të akuzuar janë vlerësuar veçmas dijenia, dashja dhe kontributi.
“Për aq kohë sa të gjithë anëtarët e grupit i bindeshin urdhrave hierarkikë të Milan Radojçiqit dhe për aq kohë sa ata ishin të armatosur e në sulm të drejtpërdrejtë ndaj organeve të rendit dhe personave që zbatonin rendin dhe ligjin, është më se i kuptueshëm fakti se cili pjesëtar i grupit ishte i vetëdijshëm se me ato veprime do të kishte destabilizim, frikë, vrasje, të lënduar e dëmtime të tjera”, thuhet në aktgjykimin e Themelores.
Ndërsa, sa i përket veprës penale kundër rendit kushtetues, me të cilën gjithashtu ngarkohen të akuzuarit, Gjykata ka vlerësuar se, përmes dhunës së përdorur nga grupi i strukturuar dhe i organizuar paraprakisht, është tentuar shkëputja e pjesës veriore të territorit të Kosovës dhe bashkimi i saj me Republikën e Serbisë.
Si rezultat i kësaj dhune ka vdekur një zyrtar policor dhe është rrezikuar jeta e personave të tjerë. Andaj, Gjykata ka vërtetuar se me veprimet e të akuzuarve janë përmbushur elementet e kësaj vepre penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe u rrezikua jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile./BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...
-
Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë ...
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...
-
‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar
Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare. Në filli...
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...


































