Lajme

“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 12 November 2026

Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prania e mediave gjatë paraqitjes së klientit të saj në gjykatë, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa gazetarët e kishin pyetur avokaten nëse ishte takuar me klientin e saj dhe se çfarë kishte ndodhur gjatë seancës, avokatja ka kërkuar nga gazetarët që t’ia lirojnë rrugën, duke reaguar ashpër.

“Më falni, çka mu keni tek kështu? Lëshomani rrugën, na çmendët me këto media”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Ndryshe, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në gjykatë nga pjesëtarët e njësisë speciale FIT.

Seanca fillestare ndaj tij, mbahet me dyer të mbyllura për publikun./Gazeta Infokus/

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy