Shëndetësi

Studimi shokues britanik: Epidemia zgjat deri në vitin 2021!

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 16 March 2020

“Epidemia e koronavirusit pritet të zgjasë një vit, deri në pranverën e vitit 2021”, thuhet në një dokument sekret të hartuar nga Public Health England për personat përgjegjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në vend (NHS).

Dokumenti është zbuluar nga “The Guardian”. Sipas këtij parashikimi që është pak të thuhet pessimist, (e qe mohohet nga ekspertë të cilët pretendojnë se situata do të zgjidhet më shpejt, pasi do të gjenden trajtime e vaksina), në Mbretërinë e Bashkuar mund të arrijnë të infektohen pothuajse 80 përqind e njerëzve.

Dokumenti do t’u dërgohej krerëve të shërbimeve shëndetësore britanike, siç konfirmoi edhe Corriere della Sera. Një pohim të ngjashëm bëri pak ditë më parë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila paralajmëroi se nga Covid 19 mund të infektohet deri në 70% e popullsisë gjermani. Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në Europë, ndërsa shtetet fqinje i frikësohen një impakti të ngjashëm gjatë ditëve në vijim.

-Advertisement-

Hungaria shënoi viktimën e parë nga Covid 19, një burrë 75 vjec. Përveç Kosovës që deri më tani ka regjistruar 13 raste të njerëzve të infektuar me koronavirus, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po përballen me rritje të përditshme të numrit të të infektuarve. Në Maqedoninë e Veriut, ku pacientja zero tashmë është shëruar e do të dërgohet në shtëpi janë 18 raste të konfirmuara, në Bosnjë e Hercegovinë 24, Serbia ku 55 pacientë po luftojnë me sëmundjen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Mali I Zi vazhdon të mbetet i vetmi vend i rajonit ku nuk është regjistruar asnjë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera