Studimi/ Ngjyra e syve përcakton se cili do të jetë partneri juaj i ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 13 November 2018
Shkenca tashmë mund të parashikojë se kush do të jetë bashkëshorti/bashkëshortja juaj i ardhshëm, bazuar në ngjyrën e syve tuaj.
Ngjyra e syve tuaj mund të diktojë më shumë se një informacion të thjeshtë gjenetik. Dihej se mund të zbulonte shenja të sakta mbi shëndetin dhe personalitetin tuaj. Por ja shokuesja: Ajo mundet gjithashtu të përcaktojë nga kush tërhiqeni më shumë. Ndërsa partnerët romantikë mund të ndajnë disa tipare fizike (dhe meqë ra fjala, këtu është shkenca që qëndron prapa arsyes se përse disa çifte duken njësoj), po përsëri shkenca thotë se tërheqja juaj ndaj ngjyrave të caktuara të syve në fakt mund të vijë nga një tjetër burim habitës.
Në një publikim të botuar në bioRxiv të të dhënave online, Lisa DeBruine nga Universiteti i Glasgow dhe kolegët e saj zbuluan se njerëzit priren t’i preferojnë të dashurit me të njëjtën ngjyrë të syve si prindërit e tyre. E çuditshme, apo jo?
Për të provuar se si ngjyra e syrit të dikujt mund të përcaktojë atraktivitetin e tyre, ekipi hulumtues rekrutoi 300 burra dhe gra homoseksualë dhe heteroseksualë. U regjistrua ngjyra e syve të secilit pjesëmarrës, si dhe ato të të dashurve dhe prindërve të tyre. Më pas, studiuesit kategorizuan secilën përgjigje si të hapur – e cila përfshinte ngjyrën lajthi, të gjelbër, blu-jeshile, blu dhe gri – ose të errët, duke përfshirë të zezën, kafen e errët dhe sytë kafe të lehtë.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, gratë dhe burrat kishin dy herë më shumë gjasa të kishin një të dashur me një ngjyrë të ngjashme të syve si babai i tyre. Burrat dhe gratë homoseksuale, nga ana tjetër, kishin dy herë e gjysmë më shumë të ngjarë të kishin një të dashur, ngjyra e syve të të cilit përputhej me atë të nënës së tyre.
Le të shpresojmë vetëm se prindërit tuaj nuk kanë kombinimin më të rrallë të flokëve dhe syve në botë; në këtë rast, mundësitë tuaja mund të jenë disi të kufizuara. Për shkak se disa variacione nuk janë shqyrtuar ende, duhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ngjyra e syve të prindërve vërtet mund të ndikojë në preferencat tona për partnerët.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...