Shëndetësi

Studimi finlandez, si të përgjysmoni rrezikun e diabetit

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 26 March 2019

Dieta dhe gjysmë ore lëvizje mund të përgjysmojnë rrezikun e diabetit. Deri në vitin 2045, parashikohet që do të ketë rreth 630 milionë diabetikë në të gjithë botën.

Por, një studim finlandez ka dëshmuar se si personat e rrezikuar, për shembull ata që janë mbipeshë dhe obezë, mund të përgjysmojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja, me pak ndërhyrje në stilin e jetesës.

Epidemia e diabetit e tipit 2, është quajtur edhe “Lufta e tretë botërore”. Aktualisht, pacientët janë mbi 400 milionë në të gjithë botën dhe deri në 2045 numri pritet të shkojë në 630 milionë.

-Advertisement-

Një perspektivë shqetësuese kjo, por sipas ekspertëve të mbledhur në kongresin e shoqatës evropiane për studimet e diabetit, tendenca mund të përmbyset.

Kërkimi i studiuesve finlandezë ka treguar se personat e rrezikuar nga diabeti mund të ndërhyjnë duke ndryshuar stilin e jetesës, duke ngrënë më mirë dhe duke lëvizur më shumë.

Finlanda është në fakt një prej vendeve me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ka qenë e para që ka vëzhguar një rënie të numrit të rasteve të reja të diabetit, pikërisht falë politikave të parandalimit që kanë si qëllim të ndryshojnë rutinën e përditshme në aspektin e ushqimit dhe lëvizjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera