Stresi/ Simptomat që nuk duhet të injoroni dhe ndikimi në organizëm
Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 16 September 2021
Stresi i tepërt mund të shkaktojë një sërë pasojash në organizëm, duke prekur imunitetin të parin e më pas sisteme të tjera. Simptomat e stresit janë shumë tinëzare dhe mund të anashkalohen apo injorohen shumë lehtë deri sa të jetë shumë vonë.
Në këtë artikull do të mësoni për disa prej simptomave më të forta të stresit që nuk duhen anashkaluar.
Rënia e flokëve
Një nga simptomat më të dukshme të stresit të tepërt është rënia e flokëve. Nëse flokët ju bien shumë në harkun kohor të dy deri në katër muaj, atëherë me siguri jeni tepër të stresuar.
Ankthi
Nëse e injoroni stresin, do të përjetoni shumë episode ankthi dhe parehatie. Merrni masa të menjëhershme që mos të anashkaloni këtë problem sepse mund të prekeni nga depresioni më pas. Për më tepër, stresi mund të shkaktojë luhatje humori dhe varësi.
Dhimbjet e Kokës
Stresi është një burim i vazhdueshëm i dhimbjeve të kokës dhe të të gjithë trupit. Ai mund të shkaktojë edhe diare, ulçerë dhe artrit.
Mungesa e Durimit
Mungesa e durimit, acarimi dhe mungesa e tolerancës janë disa shenja treguese të stresit të tepërt. Njerëzit e stresuar e gjejnë veten gjithnjë e më të zemëruar dhe pa durim.
Pesha
Stresi shkakton ndryshime të menjëhershme në peshën e trupit. Ai ngadalëson metabolizmin dhe nxit shtimin në peshë. Në raste të tjera, stresi mund të shkaktojë edhe humbje të oreksit dhe rënie nga pesha.
Gjumi
Stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kjo nënkupton që njeriu mund të flejë shumë ose më pak seç duhet. Për të zgjidhur këtë problem, ju mund të bëni joga, të meditoni dhe të ushqeheni shëndetshëm. Përveç problemeve fizike, stresi shkakton shumë probleme të rënduara psikologjike. Këto mund t’i luftoni në bashkëpunim me familjen dhe miqtë të cilët mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe shpirtit./AgroWeb

T� tjera
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...































