Shëndetësi

Stresi në fëmijëri ndikon në zhvillimin e depresionit më vonë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 17 June 2017

Stresi gjatë fëmijërisë mund t’ju vendos në rrezik të madh për zhvillimin e depresionit në moshën madhore, duke ndryshuar AND-në.

Një studim i zhvilluar me minj, ka treguar që minjtë e ekspozuar ndaj situatave stresuese si të porsalindur kanë më shumë gjasë të tregojnë shenja të depresionit kur ballafaqohen me ndonjë situatë të vështirë si të rritur.

Studiuesit besojnë që stresi gjatë viteve të para të jetës mund të rritë gjasat për probleme mendore më vonë, duke e ndryshuar AND-në që lidhet me disponimin dhe depresionin.

-Advertisement-

Udhëheqësja e studimit, Dr Catherine Peña, ka thënë që kanë identifikuar një bazë molekulare për stres gjatë një periudhe të ndjeshme e cila programon përgjigjen e minjve ndaj stresit në moshë madhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera