Shëndetësi

Stresi ju bën që të shtoni peshë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 27 November 2017

Gratë që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obeze në krahasim me gratë e tjera, thuhet në hulumtimin e fundit të shoqatës amerikane të zemrës për vitin 2017.

Përfaqësuesit e Qendrës për Studimin e Sëmundjeve dhe Sëmundjeve Kardiovaskulare në Universitetin e Kalifornisë qe kane bere studimin u shpreh se këto janë hulumtimet e para që vërtetojnë lidhjen midis mbipeshës dhe stresit.

Ne studim shpjegohet se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin Neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.

-Advertisement-

Studimi mori në hulumtim rreth 22 mijë gra të moshës së mesme dhe të tretë të cilat u ndan në dy grupe stresi, të humbjes së një fëmije dhe grupi i femrave qe përjetonin strese të vazhdueshme nga situata të ndryshme si humbja e punës, shqetësime në familje.

Dhe në fund të hulumtimit u vërejt se në të dyja grupet stresi rriti riskun për tu bërë obez me 36%, dhe sa më shumë të rritesh niveli i stresit aq më shumë rritej risku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera