Sport

Strakosha tregon se ku dëshiron të shkoj, pasi të largohet nga Lazio

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 09 February 2021

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Lazio, shkruan Gazeta inFokus.

25 vjeçari ka deklaruar se do të donte të vazhdonte karrierën në Bundesligë.

“Jam i hapur rreth largimit. Për mua Roma mbetet opsion i dytë, por Bundesliga është ligë interesante. Do të ishte një hap tejet i madh në karrierën e tij”, është shprehur Strakosha, raporton Sky Germany.

-Advertisement-

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lazio për shkak të minutave, kurse gjatë këtij sezoni ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në Serie A./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera