Mitaj thotë se Italia është harruar dhe se fokusi është te Kroacia
Autori: Gazeta inFokus
15:51 | 17 June 2024
Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj, ka deklaruar se gjithë përqendrimi i skuadrës është te ndeshja e ardhshme me Kroacinë.
Të dy kombëtaret do të përballen të mërkurën në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B. Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas një humbjej të ngushtë ndaj Italisë me rezultatin 2-1, ndërsa Kroacia ka pësuar një humbje të thellë nga Spanja me rezultatin 3-0.
Mitaj është shprehur se skuadra ka lënë pas ndeshjen me Italinë dhe po përgatitet me seriozitet për përballjen me Kroacinë. “E kemi harruar ndeshjen me Italinë dhe mërzinë që patëm nga ajo ndeshje. Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë. Duam të futemi në fushë dhe të luajmë futbollin tonë”, ka thënëai. “Tani na intereson vetëm Kroacia dhe ishalla marrim rezultatin më të mirë e pastaj të shohim ndeshjen me Spanjën.”
Mitaj ka theksuar rëndësinë e përgatitjes taktike dhe analizës së kundërshtarit. “I dimë cilësitë që ka Kroacia dhe sa e fortë është si skuadër. Sot është stërvitja që do të jemi të gjithë bashkë, dje ka qenë më shumë stërvitje rikuperimi. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Sot është dita që do të përgatitemi për Kroacinë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë”, ka thënë ai.
Mitaj gjithashtu ka pranuar se grupi në të cilin ndodhet Shqipëria është shumë i vështirë, duke e quajtur atë “Grupi i vdekjes”. “Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është ‘Grupi i vdekjes’. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë për të marrë një rezultat të mirë”, ka thënë ai.
Duke përmendur lojtarët kyç të Kombëtares, Mitaj ka shprehur besimin se ata mund të bëjnë diferencën në ndeshjet e ardhshme. “Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Të gjithë lojtarët, por mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund të bëjë dëm”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...


































